Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në Carrabreg të Deçanit, marrin kasafortën me 150 mijë euro dhe ari – viktima: “Paratë i kisha kursyer për shërimin e nipit”
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali. Një vjedhje e tillë ka tronditur […] The post Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në Carrabreg të Deçanit, marrin kasafortën me 150 mijë euro dhe ari – viktima: “Paratë i kisha kursyer për shërimin e nipit” appeared first on Sinjali.
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.
Një vjedhje e tillë ka tronditur dje Carrabregun e Deçanit.
Nga ora 15:00 deri në 18:00, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e M. K., pronar i furrës së bukës “Evropa”, duke hyrë përmes një dritareje të katit të dytë dhe kanë marrë kasafortën e hekurt që ndodhej në dhomën e fjetjes.
Sipas ankuesit, brenda kasafortës ndodheshin 150 mijë euro para të gatshme, si dhe stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro.
Ai ka deklaruar se këto para i kishte kursyer nga biznesi ndër vite, ndërsa një pjesë ia kishin dhënë miqtë e tij për shërimin e nipit jashtë vendit, në Turqi.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve të stacionit, të cilat kanë njoftuar prokurorin kujdestar, hetimet rajonale, forenzikën dhe kanë kërkuar edhe angazhimin e njësisë K-9. Deri tani nuk ka persona të dyshuar, ndërsa rasti është nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Hajnat hyjnë nga dritarja në Carrabreg të Deçanit, marrin kasafortën me 150 mijë euro dhe ari – viktima: “Paratë i kisha kursyer për shërimin e nipit” appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0