Ekskluzive | Rrahje me mjete të forta dhe sprej në Prishtinë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje
Nje rast i lëndimit të lehtë trupor është regjistruar pas mesnate në kryeqytet, ku fillimisht të dyshuarit u liruan, por më pas përfunduan në mbajtje pasi u siguruan prova video. Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, me datë 11.01.2026, rreth orës 00:30, policia ka pranuar raportim për një rrahje në progres në rrugën “Shaban […] The post Ekskluzive | Rrahje me mjete të forta dhe sprej në Prishtinë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje appeared first on Sinjali.
Nje rast i lëndimit të lehtë trupor është regjistruar pas mesnate në kryeqytet, ku fillimisht të dyshuarit u liruan, por më pas përfunduan në mbajtje pasi u siguruan prova video.
Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, me datë 11.01.2026, rreth orës 00:30, policia ka pranuar raportim për një rrahje në progres në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante policore, ku kanë takuar ankuesin L. B rreth 26 vjeç, si dhe dy persona të dyshuar Kadri Goxhufi rreth 31 vjeç dhe Sokol Neziri rreth 28 vjeç. Të gjithë janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu për intervistim.
Fillimisht, të dyshuarit kanë mohuar se kanë sulmuar viktimën dhe, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Megjithatë, situata ka marrë tjeter rrjedhe pas sigurimit të video-incizimeve, ku sipas burimeve të Sinjalit, shihet qartë se të dyshuarit kanë përdorur mjete të forta dhe sprej për sy kundër viktimës.
Pas këtyre provave, Kadri Goxhufi dhe Sokol Neziri janë intervistuar sërish, këtë herë në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencën e avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.
Rasti po trajtohet si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Rrahje me mjete të forta dhe sprej në Prishtinë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0