Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet dhe të lënduar është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Komoran, në rrugën Komoran Caralevë. Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 19:30, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ajet Syla, ndërsa janë lënduar disa persona të tjerë. Automjeti […] The post Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona appeared first on Sinjali.

Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet dhe të lënduar është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Komoran, në rrugën Komoran Caralevë.

Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 19:30, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ajet Syla, ndërsa janë lënduar disa persona të tjerë.

Automjeti i parë, Audi A4 ngjyrë hiri, drejtohej nga një i mitur, i cili ka mbetur i lënduar. Në këtë veturë kanë pësuar lëndime edhe dy të mitur pasagjerë.

Automjeti i dytë, Citroen Nemo ngjyrë e bardhë, drejtohej nga Bastri Syla, i cili gjithashtu ka mbetur i lënduar, ndërsa pasagjeri Ajet Syla ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në QMF Komoran, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori për të mitur.

Shoferi i dyshuar, i mitur, është ndaluar dhe rasti po trajtohet nga njësia e hetimeve të trafikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0