Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan
Një muaj paraburgim i është caktuar Sllobodan Radenkoviqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja Mirlinda Gashi. “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale hetimore ndaj të pandehurit S.R. […] The post Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan appeared first on Sinjali.
Një muaj paraburgim i është caktuar Sllobodan Radenkoviqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësja Mirlinda Gashi.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale hetimore ndaj të pandehurit S.R. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.R. ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një ) muaji.“, tha ajo.
Radenkoviq u arrestua më 14 janar në Zveçan dhe ndaj tij rëndojnë dyshime për disa vepra penale.
“S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Pas arrestimit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij është realizuar kontroll, me asistencën e Sektorit Rajonal të Hetimeve Mitrovicë Veri, me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive.
Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar disa prova materiale, përfshirë: Dy telefona mobilë, një trenerkë sportive “Underarmour”, ngjyrë hiri me të zezë, një leje qëndrimi në emër të Milorad Bulatoviç.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Vendos Gjykata: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për protestat e dhunshme më 2023 në Zveçan appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0