Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës

Raphinha ka shkëlqyer me dy gola për t’ia mundësuar Barcelonës triumfin në garën për Superkupë të Spanjës. Në finale, të dielën mbrëma, Barcelona fitoi 3:2 ndaj Real Madridit. Finalja u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite. Barcelona e ka fituar Superkupën spanjolle për herë të 16-të, që është rekord. Real Madridi mbetet me 13 trofe […] The post Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës appeared first on Sinjali.

Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës

Raphinha ka shkëlqyer me dy gola për t’ia mundësuar Barcelonës triumfin në garën për Superkupë të Spanjës.

Në finale, të dielën mbrëma, Barcelona fitoi 3:2 ndaj Real Madridit.

Finalja u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.

Barcelona e ka fituar Superkupën spanjolle për herë të 16-të, që është rekord. Real Madridi mbetet me 13 trofe të Superkupës.

Finalja ishte dramatike, por u dominua nga Barça.

Golin e fitores 3:2, braziliani Raphinha e shënoi në minutën e 73-të. Ai realizoi me asistim të Dani Olmos, ndërsa topi u devijua rrugës për në portë.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 2:2. Raphinha shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 36-të.
Vinicius Junior barazoi në 1:1 në minutën e dytë shtesë. Ai shënoi supergol pas një depërtimi individual. Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë për 2:1 në të mirë të Barcelonës shënoi Robert Lewandowski.

Por 21-vjeçari Gonzalo Garcia shënoi në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë për 2:2.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona e fiton Superkupën e Spanjës appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0