Drejtuar 285 anëtarëve të Asamblesë së KE-së, OVL-UÇK publikon letrën që u dërgoi

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka dorëzuar 285 letra në emër të anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës, për shqetësimet që ata kanë lidhur me gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale. Ky veprim u realizua gjatë protestës së sotme në Strasburg të Francës. “Protesta e radhës kundër padrejtësisë u […] The post Drejtuar 285 anëtarëve të Asamblesë së KE-së, OVL-UÇK publikon letrën që u dërgoi appeared first on Sinjali.

Drejtuar 285 anëtarëve të Asamblesë së KE-së, OVL-UÇK publikon letrën që u dërgoi

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka dorëzuar 285 letra në emër të anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës, për shqetësimet që ata kanë lidhur me gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Ky veprim u realizua gjatë protestës së sotme në Strasburg të Francës.

“Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg. Gjatë saj, u dorëzuan 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, ku shprehim shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale. OVL UÇK vazhdon angazhimin për drejtësi dhe respektimin e të drejtave të luftëtarëve të lirisë,” shkruhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Në këtë protestë, e katërta e këtij lloji, morën pjesë rreth 6000 shqiptarë nga e gjithë bota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejtuar 285 anëtarëve të Asamblesë së KE-së, OVL-UÇK publikon letrën që u dërgoi appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0