Avokati Besnik Berisha: Kthimi i të pandehurit nga gjykata në qeli, shkelje e rëndë kushtetuese

Avokati Besnik Beisha ka reaguar ashpër lidhur me një veprim të Gjykatës Themelore në Prizren, ku një të pandehur është kthyer në qeli, pavarësisht se ndaj tij ishte kërkuar masa alternative dhe jo paraburgim. Në një postim në Facebook, Beisha ka shkruar se kjo sjellje përbën “shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese” dhe është “abuzim […] The post Avokati Besnik Berisha: Kthimi i të pandehurit nga gjykata në qeli, shkelje e rëndë kushtetuese appeared first on Sinjali.

Avokati Besnik Berisha: Kthimi i të pandehurit nga gjykata në qeli, shkelje e rëndë kushtetuese

Avokati Besnik Beisha ka reaguar ashpër lidhur me një veprim të Gjykatës Themelore në Prizren, ku një të pandehur është kthyer në qeli, pavarësisht se ndaj tij ishte kërkuar masa alternative dhe jo paraburgim.

Në një postim në Facebook, Beisha ka shkruar se kjo sjellje përbën “shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese” dhe është “abuzim i pastër me pushtetin gjyqësor”.

Ai thekson se një veprim i tillë duhet të jetë “alarm serioz për secilin profesionist të drejtësisë”, pasi praktika cenon “drejtëpërdrejt procesin e rregullt ligjor dhe sigurinë juridike të qytetarit”.

Postimi i plotë:

Stop abuzimit me lirite themelore!

Ta kthesh te pandehurin nga gjykata ne qeli, edhe pse ndaj tij eshte kerkuar mase alternative dhe jo paraburgim, perben shkelje te rende ligjore dhe kushtetuese. Kjo eshte abuzim i paster me pushtetin gjyqesor.

Mjerisht, nje veprim i tille paska ndodhur ne Gjykata Themelore ne Prizren dhe duhet te jete alarm serioz per secilin profesionist te drejtesise.

Kjo praktike cenon drejteperdrejte procesin e rregullt ligjor dhe sigurine juridike te qytetarit.

Mbeshtës thirrjet e kolegeve avokate per ligjshmeri dhe kushtetutshmeri, si dhe thirrjen e tyre per drejtesi.

Heshtja perballe shkeljeve te tilla nuk eshte neutralitet, por pranim i padrejtesise.

Drejtesia nuk eshte diskrecion, eshte detyrim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati Besnik Berisha: Kthimi i të pandehurit nga gjykata në qeli, shkelje e rëndë kushtetuese appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0