Ekskluzive | Armë e municion në veturë në Mazgit, ndalohet i riu nga Obiliqi (EMRI)
Një rast serioz i armëmbajtjes pa leje është zbuluar sot në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet dhe ka gjetur armë zjarri me municion të konsiderueshëm. Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, rreth orës 11:50, gjatë një kontrolli rutinë nga policia, është ndaluar një veturë Toyota, e cila […] The post Ekskluzive | Armë e municion në veturë në Mazgit, ndalohet i riu nga Obiliqi (EMRI) appeared first on Sinjali.
Një rast serioz i armëmbajtjes pa leje është zbuluar sot në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet dhe ka gjetur armë zjarri me municion të konsiderueshëm.
Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, rreth orës 11:50, gjatë një kontrolli rutinë nga policia, është ndaluar një veturë Toyota, e cila drejtohej nga Premton Bashota rreth 30 vjeçar.
Gjatë kontrollit të bagazhit të veturës, brenda një çante krahu, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar:
• një revole të tipit Beretta,
• katër karikatorë,
• 54 fishekë të kalibrit 9×19 mm.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Armë e municion në veturë në Mazgit, ndalohet i riu nga Obiliqi (EMRI) appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0