Ekskluzive | Sulmon policin brenda stacionit, kanos zyrtarët dhe shkatërron kompjuterin – 55-vjeçari përfundon në ndalim

Një incident i rëndë ka ndodhur sot paradite brenda Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ku një person i shoqëruar nga policia ka kaluar në sulm fizik ndaj zyrtarit policor, kanosje dhe dëmtim të pasurisë shtetërore. Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 10 janar 2026, në intervalin kohor 10:00–11:00, në rrugën “Toni Bler”, […] The post Ekskluzive | Sulmon policin brenda stacionit, kanos zyrtarët dhe shkatërron kompjuterin – 55-vjeçari përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sulmon policin brenda stacionit, kanos zyrtarët dhe shkatërron kompjuterin – 55-vjeçari përfundon në ndalim

Një incident i rëndë ka ndodhur sot paradite brenda Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ku një person i shoqëruar nga policia ka kaluar në sulm fizik ndaj zyrtarit policor, kanosje dhe dëmtim të pasurisë shtetërore.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më 10 janar 2026, në intervalin kohor 10:00–11:00, në rrugën “Toni Bler”, zyrtarët policorë kanë shoqëruar në stacion L. B rreth 55 vjeçar për shkak të moszbatimit të urdhrit zyrtar.

Gjatë procedurës policore, konkretisht në momentin e largimit të prangave, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke e goditur në pjesën e nofullës, ndërsa më pas ka shkelmuar një kompjuter, duke shkaktuar dëmtimin e pajisjes dhe shtëpizës së saj.

Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është përfshirë edhe Njësia për Hetimin e Personave (NJHP), e cila ka marrë në trajtim rastin. Janë intervistuar zyrtarët policorë në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa L. B është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale:
• Sulm ndaj personit zyrtar
• Kanosje
• Dëmtim apo asgjësim i pasurisë

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim, ndërsa Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulmon policin brenda stacionit, kanos zyrtarët dhe shkatërron kompjuterin – 55-vjeçari përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0