Çfarë tha Clark në ditën e parë të dëshmisë në Hagë?

Në ditën e parë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Clark, tha se nuk besonte që Thaçi ishte udhëheqës ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Clark, që udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999, tha se nuk besonte që Thaçi komandonte personat që kryen […] The post Çfarë tha Clark në ditën e parë të dëshmisë në Hagë? appeared first on Sinjali.

Çfarë tha Clark në ditën e parë të dëshmisë në Hagë?

Në ditën e parë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Clark, tha se nuk besonte që Thaçi ishte udhëheqës ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Clark, që udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999, tha se nuk besonte që Thaçi komandonte personat që kryen akte të dhunës pas çlirimit të Kosovës.

Ndërsa i pyetur nëse ka qenë e mundur që UÇK-ja të ketë pasur zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë e NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të mos e kenë ditur, Clark tha shkurtimisht: “Jo”.

Ai tha se nuk e di nëse Thaçi ka luftuar dhe nuk ishte në dijeni për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Clark tha se Thaçi nuk e dinte se ku gjendej ushtria serbe në mënyrë që NATO-ja ë shmangte shënjestrimin e civilëve gjatë bombardimeve.

Gjenerali amerikan në pension, që është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, do të vazhdojë dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë mëngjesin e së martës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë tha Clark në ditën e parë të dëshmisë në Hagë? appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0