Ndërron jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi

Klubi i futbollit FC Prishtina ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të saj, Agim Zymi, një nga emrat e shquar të gjeneratës së viteve të 70-ta. Ai ka ndërruar jetë në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeçare. “Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Zymit, […] The post Ndërron jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi appeared first on Sinjali.

Ndërron jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi

Klubi i futbollit FC Prishtina ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të saj, Agim Zymi, një nga emrat e shquar të gjeneratës së viteve të 70-ta. Ai ka ndërruar jetë në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeçare.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Zymit, ish-futbollistit tonë dhe njërit prej emrave të shquar të gjeneratës së FC Prishtinës në vitet e 70-ta, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Agim Zymi ishte pjesë e rëndësishme e historisë së klubit tonë, duke u dalluar me fanellën bardhekaltër në kohën kur FC Prishtina garonte në Ligën e Dytë të Ish-Jugosllavisë. Kontributi, përkushtimi dhe dashuria e tij për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive. FC Prishtina i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymi, miqve, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit sportiv. Kujtimi për Agim Zymin do të jetojë përherë në historinë e klubit tonë. U prehtë në paqe”, thuhet në Telegramin e klubit kryeqytetas. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërron jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0