Bie në pranga edhe një person për rastin ‘Laboratori 2025’, dyshohet se falsifikoi dokumente të mbi 50 shteteve
Edhe një person është arrestuar në lidhje me rastin e laboratorit të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve. Policia ka njoftuar se në laborator janë gjetur aparatura të ndryshme për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat do të prezantoheshin dhe përdoren si origjinale. “Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin […] The post Bie në pranga edhe një person për rastin ‘Laboratori 2025’, dyshohet se falsifikoi dokumente të mbi 50 shteteve appeared first on Sinjali.
Edhe një person është arrestuar në lidhje me rastin e laboratorit të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve.
Policia ka njoftuar se në laborator janë gjetur aparatura të ndryshme për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat do të prezantoheshin dhe përdoren si origjinale.
“Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin ‘Laboratori 5’, është arrestuar N.S., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentit’. Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, “Ekziston dyshimi i bazuar se, nga një periudhë e pacaktuar kohore e deri më 24 janar 2025, N.S., në bashkëpunim me të dyshuar të tjerë, në lagjen Qëndresa në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka kryer vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve publike si pasaporta, patentë-shofera dhe dokumente të tjera, të prodhuara për mbi 50 shtete të ndryshme të botës. Në shtëpinë laborator, e cila ishte marrë me qira në emër të N.S., janë gjetur aparatura të ndryshme për prodhimin e këtyre dokumenteve të falsifikuara, me qëllimin të prezantimit dhe përdorimit të tyre si origjinale.”
Për të njëjtin rast, më herët ishte arrestuar edhe një person.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Bie në pranga edhe një person për rastin ‘Laboratori 2025’, dyshohet se falsifikoi dokumente të mbi 50 shteteve appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0