Arrestohen në Sfircë katër gjuetarë serb, kaluan ilegalisht vijën kufitare

Katër gjuetarë serb janë arrestuar ditën e djeshme në fshatin Sfircë.Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë realizimit të detyrave të rregullta operacionale gjatë ditës së djeshme, njësitë policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar ( gjuetarë) shtetas të Serbisë për kalim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, të cilët kanë hyrë nga […] The post Arrestohen në Sfircë katër gjuetarë serb, kaluan ilegalisht vijën kufitare appeared first on Sinjali.

Arrestohen në Sfircë katër gjuetarë serb, kaluan ilegalisht vijën kufitare

Katër gjuetarë serb janë arrestuar ditën e djeshme në fshatin Sfircë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë realizimit të detyrave të rregullta operacionale gjatë ditës së djeshme, njësitë policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar ( gjuetarë) shtetas të Serbisë për kalim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, të cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

“Armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohen në Sfircë katër gjuetarë serb, kaluan ilegalisht vijën kufitare appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0