Avokati Besnik Berisha: LDK në ditë vendimtare, kriza nuk është e emrave por e besimit
Avokati Besnik Berisha ka reaguar për situatën e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se partia po hyn në një fazë vendimtare, me pasoja që, sipas tij, shkojnë përtej interesit elektoral dhe prekin drejtpërdrejt ekuilibrin politik të vendit. Në një status të publikuar, Berisha vlerëson se në rrethanat aktuale heshtja dhe improvizimi […] The post Avokati Besnik Berisha: LDK në ditë vendimtare, kriza nuk është e emrave por e besimit appeared first on Sinjali.
Avokati Besnik Berisha ka reaguar për situatën e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se partia po hyn në një fazë vendimtare, me pasoja që, sipas tij, shkojnë përtej interesit elektoral dhe prekin drejtpërdrejt ekuilibrin politik të vendit.
Në një status të publikuar, Berisha vlerëson se në rrethanat aktuale heshtja dhe improvizimi nuk janë opsione, duke rikujtuar se LDK ka qenë dhe duhet të mbetet më shumë se një subjekt politik – një ndërgjegje shtetformuese, hapësirë e mendimit të lirë dhe garanci e demokracisë së brendshme.
Sipas tij, kriza aktuale në LDK nuk është krizë emrash apo përplasje ambiciesh personale, por krizë besimi dhe mungesë e një procesi që e lidh partinë me bazën dhe qytetarin. Berisha thekson se asnjë subjekt politik nuk mund të udhëheqë vendin pa e rregulluar më parë raportin me veten.
Ai vë në pah se demokracia e brendshme nuk është vetëm procedurë formale, por frymë, e cila nuk ruhet duke mbyllur garën, duke ngrirë strukturat apo duke u frikësuar nga ndryshimi, por forcohet përmes hapjes, përfshirjes dhe rikonfirmimit të legjitimitetit nga poshtë lart.
Berisha paralajmëron se çdo përpjekje për ta reduktuar LDK-në në një mekanizëm konfirmimi e largon atë nga trashëgimia e saj dhe nga roli që i takon në shoqëri, duke nënvizuar se mendimi ndryshe dhe alternativat janë pjesë thelbësore e identitetit të kësaj partie.
Në fund, ai thekson se hapja e zgjedhjeve të përgjithshme dhe rinovimi i strukturave nuk janë qëllim në vetvete, por mjete për rikthimin e besimit, shmangien e polarizimit dhe ndërtimin e unitetit mbi vullnet të lirë.
“Sipas Berishës, Kosova ka nevojë për një LDK që udhëheq me qetësi, mençuri dhe vizion afatgjatë, që nuk përjashton por bashkon, nuk sundon por shërben – vetëm një LDK e tillë mund të jetë sërish alternativë e besueshme për qytetarët dhe faktor stabiliteti për shtetin”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Avokati Besnik Berisha: LDK në ditë vendimtare, kriza nuk është e emrave por e besimit appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0