Bitcoin vazhdon të humbasë vlerën, pse po ndodhë kjo?

Bitcoin po vazhdon të humbasë vlerë, edhe pse Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) ka ulur normat e interesit me 0.25 për qind. Ekspertët e tregjeve shpjegojnë se kjo është një lëvizje e pritshme: tregjet tashmë kishin përfshirë këtë ulje në çmim, dhe kur vendimi u bë real, investitorët shisnin pozicionet e tyre, raporton decrypt, përcjellë […] The post Bitcoin vazhdon të humbasë vlerën, pse po ndodhë kjo? appeared first on Sinjali.

Bitcoin vazhdon të humbasë vlerën, pse po ndodhë kjo?

Bitcoin po vazhdon të humbasë vlerë, edhe pse Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) ka ulur normat e interesit me 0.25 për qind.

Ekspertët e tregjeve shpjegojnë se kjo është një lëvizje e pritshme: tregjet tashmë kishin përfshirë këtë ulje në çmim, dhe kur vendimi u bë real, investitorët shisnin pozicionet e tyre, raporton decrypt, përcjellë Sinjali.

“Ky është një shembull tipik i ‘shitjes së lajmit’ – kur diçka pritet, çmimi mund të bjerë kur ajo ndodh”, thonë analistët.

Edhe pse ulja e normave zakonisht nxit huamarrjen dhe mbështet asetet me risk, Bitcoin ka rënë nën nivelin e 90200 dollarëve.

Faktorët që ndikojnë përfshijnë pritshmëritë e reduktuara për ulje të mëtejshme të normave në vitin 2026, si dhe pasiguri politike dhe ekonomike, si zgjedhjet presidenciale dhe rritja e shpenzimeve për teknologji që mund të ngrejë inflacionin, transmeton Sinjali.

Analistët paralajmërojnë se, përkundër vendimeve monetare stimuluese, Bitcoin mbetet i ndikuar nga faktorë afatgjatë që mund të frenojnë rritjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bitcoin vazhdon të humbasë vlerën, pse po ndodhë kjo? appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0