Zemaj: S’bëhemi pjesë e krizave të fabrikuara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme. Ai e ka përshkruar këtë seancë si një mjet populist, që sipas tij po përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve. Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë […] The post Zemaj: S’bëhemi pjesë e krizave të fabrikuara appeared first on Sinjali.

Zemaj: S’bëhemi pjesë e krizave të fabrikuara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme.

Ai e ka përshkruar këtë seancë si një mjet populist, që sipas tij po përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve. Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e “krizave të fabrikuara”.

“Vetëm që Kurti të zhveshët nga përgjegjësia e dështimit të saj. LDK-ja refuzon mënyrën e papërgjegjshme që VV-ja po tenton t’i përdorë institucionet si instrument të lojërave të saj”, ka theksuar Zemaj, duke shtuar se për të fshehur mungesën e numrave “sot po provohet treni i fundit”.

Ai gjithashtu theksoi se po të kishte vullnet për krijimin e shumicës parlamentare, konsultimet do të bëheshin me kohë.

“LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e orës 14:00. Kjo që po ndodhë nuk është asgjë tjetër vetëm lojë e VV-së. Sot besojmë se në orën 14:00 manovrave të LVV-së do t’u vijë fundi”, shtoi Zemaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zemaj: S’bëhemi pjesë e krizave të fabrikuara appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0