Ekskluzive | Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë
Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka publikuar një fotografi në rrjetin social TikTok, ku shihet me armë në prehër. Burime të besueshme të Sinjalit, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 10:00, në rrugën “Motrat Bejtullahu” […] The post Ekskluzive | Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë appeared first on Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se një i ri është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka publikuar një fotografi në rrjetin social TikTok, ku shihet me armë në prehër.
Burime të besueshme të Sinjalit, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më sot rreth orës 10:00, në rrugën “Motrat Bejtullahu” në Gjakovë.
Sipas këtyre burimeve, i dyshuari është Albi Nikoliqi.
Pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe, me pëlqimin e palës dhe kryefamiljarit, është kryer edhe bastisja e shtëpisë nga patrulla dhe njësia e hetimeve.
Megjithatë, gjatë bastisjes nuk është arritur të gjendet arma që ishte shfaqur në fotografinë e postuar.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku ka deklaruar se arma e publikuar në foto ka qenë plastike dhe se e ka humbur. Po ashtu, ai ka deklaruar se nuk e mban mend se kur është realizuar fotografia, as se kush ia ka bërë atë.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale e“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga organet e hetimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Postoi foto me armë në TikTok, arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0