Ekskluzive | E dyshuara për skandalin e BKS-së arrin të largohet nga Kosova para arrestimit – shpallet në kërkim
Një nga personat e dyshuar në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka arritur të largohet nga Kosova para se të arrestohet. Bëhet fjalë për Leonora Berishën nga Klina, e lindur në vitin 1996, e cila tashmë është shpallur në kërkim nga organet e rendit. Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin […] The post Ekskluzive | E dyshuara për skandalin e BKS-së arrin të largohet nga Kosova para arrestimit – shpallet në kërkim appeared first on Sinjali.
Një nga personat e dyshuar në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka arritur të largohet nga Kosova para se të arrestohet. Bëhet fjalë për Leonora Berishën nga Klina, e lindur në vitin 1996, e cila tashmë është shpallur në kërkim nga organet e rendit.
Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se largimi i saj ka ndodhur pak ditë para zhvillimit të aksionit masiv policor, në të cilin u ndaluan dhjetëra persona në kuadër të hetimit për krim ekonomik dhe financiar që lidhet me BKS-në.
Pjesë e dosjes së madhe hetimore
Leonora Berisha figuron në listën e personave nën hetim, të siguruar nga Gazeta Sinjali, në kuadër të së njëjtës lëndë penale ku janë përfshirë: dhjetëra persona fizikë, subjekte afariste, si dhe persona përgjegjës të personave juridikë.
Hetimi përfshin dyshime për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, falsifikim dokumentesh dhe bashkëkryerje në vazhdimësi.
Shpallet në kërkim
Pas konstatimit se e dyshuara nuk ndodhet më në territorin e Kosovës, autoritetet kanë ndërmarrë veprime për: shpalljen e saj në kërkim, njoftimin e strukturave kufitare dhe mekanizmave përkatës, dhe koordinimin e mëtejmë me institucionet kompetente.
Burimet nuk përjashtojnë që në fazat e ardhshme të ndërmerren masa shtesë procedurale, përfshirë edhe veprime ndërinstitucionale për lokalizimin e saj.
Hetimet vazhdojnë
Rasti i skandalit të BKS-së mbetet aktiv dhe në zgjerim, ndërsa organet e drejtësisë po vazhdojnë analizimin e materialeve të sekuestruara gjatë bastisjeve dhe po shqyrtojnë përgjegjësinë penale të secilit të përfshirë.
Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast, i cili po konsiderohet ndër skandalet më të rënda financiare në Kosovë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | E dyshuara për skandalin e BKS-së arrin të largohet nga Kosova para arrestimit – shpallet në kërkim appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0