Ekskluzive | Vjedhje në Kishën Ortodokse në Mitrovicë të Veriut, arrestohen dy të dyshuar
Nje rast vjedhjeje e rëndë është regjistruar në Mitrovicë të Veriut, ku cak ka qenë Kisha Ortodokse në rrugën Qeta e Minatorëve, ndërsa pas një punë intensive hetimore, policia ka arritur t’i arrestoje të dyshuarit. Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, me datë 10.01.2026, rreth orës 15:30, është raportuar se persona të dyshimtë kanë […] The post Ekskluzive | Vjedhje në Kishën Ortodokse në Mitrovicë të Veriut, arrestohen dy të dyshuar appeared first on Sinjali.
Nje rast vjedhjeje e rëndë është regjistruar në Mitrovicë të Veriut, ku cak ka qenë Kisha Ortodokse në rrugën Qeta e Minatorëve, ndërsa pas një punë intensive hetimore, policia ka arritur t’i arrestoje të dyshuarit.
Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, me datë 10.01.2026, rreth orës 15:30, është raportuar se persona të dyshimtë kanë hyrë brenda objektit fetar, duke shfrytëzuar faktin se dera e kishës nuk ishte e mbyllur me qelës.
Të dyshuarit kanë arritur të marrin 15.000 dinarë serbe dhe 10 euro, shumë e cila kap vleren rreth 127 euro dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet në terren, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Me datë 11.01.2026, pas një punë operative-hetimore, rreth orës 18:30, policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar në rrugën Zoran Dindic.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Milan Stolic rreth 19 vjeç dhe D.R. rreth 18 vjeç, të cilët dyshohen se janë përfshirë direkt në vjedhjen e kryer në objektin fetar.
Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Gazeta Sinjali do të vazhdojë t’ju informojë me detaje të reja lidhur me këtë ngjarje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Vjedhje në Kishën Ortodokse në Mitrovicë të Veriut, arrestohen dy të dyshuar appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0