Osmani takon Guérot – U diskutua për zgjedhjet në vend dhe heqjen e masave të BE-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Osmani e Guérot diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor. “Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes […] The post Osmani takon Guérot – U diskutua për zgjedhjet në vend dhe heqjen e masave të BE-së appeared first on Sinjali.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Osmani e Guérot diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale që do të mbahen më 28 dhjetor.
“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull. Në takim u diskutua edhe për marrjen e detyrës së kryetarëve të zgjedhur të komunave të Kosovës, përfshirë komunave në veri të vendit, proces ky që u realizua sot.” – thuhet në njoftim.
Osmani ka theksuar urgjencën e heqjes së masave të BE-së të cilat padrejtësisht e pa asnjë arsye janë ende në fuqi dhe po dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Osmani takon Guérot – U diskutua për zgjedhjet në vend dhe heqjen e masave të BE-së appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0