Mehmetaj ia kujton Abdixhikut standardin e humbjes që dikur e promovonte me krenari: “Largohemi, vijnë tjerët”
Gazetari Lirim Mehmetaj ia ka kujtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, një deklaratë që e kishte bërë kohë më parë, të cilën e promovonte me krenari. “Ka një standard në LDK që është vendosur prej tjerëve që rezultatet e rënda e jo të mira largohemi, vazhdojmë, vijnë tjerët”, thoshte Abdixhiku në Opinion pata gazetari Blendi […] The post Mehmetaj ia kujton Abdixhikut standardin e humbjes që dikur e promovonte me krenari: “Largohemi, vijnë tjerët” appeared first on Sinjali.
Gazetari Lirim Mehmetaj ia ka kujtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, një deklaratë që e kishte bërë kohë më parë, të cilën e promovonte me krenari.
“Ka një standard në LDK që është vendosur prej tjerëve që rezultatet e rënda e jo të mira largohemi, vazhdojmë, vijnë tjerët”, thoshte Abdixhiku në Opinion pata gazetari Blendi Fevziu.
Këtë deklaratë e ka shpërndarë Mehmetaj, duke thënë se “kur ia rikujton Abdixhikut sot qëndrimin e tij paraprak ai më nuk flet për standard, po për mercenarë”.
Shkrimi i Lirimit pa ndërhyrje:
Lumir Abdixhiku: “Ka një standard në LDK që është vendosur prej tjerëve që rezultatet e rënda e jo të mira largohemi, vazhdojmë, vijnë tjerët”
Gazetari: “Pra kush humbë rëndë largohet…”.
Lumir Abdxhiku: “Po është standard që s’mund ta kthesh më”.
Kjo është një intervistë e Lumir Abdixhikut e datës e datës 2 dhjetor 2021.
Fjali të qarta e pa hapësirë për keqkuptim.
Kur ia rikujton Abdixhikut sot qëndrimin e tij paraprak ai më nuk flet për standard, po për mercenarë.
Kjo është psikologji tipike e një humbësi të pa dinjitet, i cili dëshiron ta ndryshojë standardin posa bëhet viktimë e tij.
Tash parimi ia prekë karrigen prandaj standardi i kthehet në mercenar.
Ama faktet, incizimet dhe deklaratat tua nuk janë mercenare. E rikthimi i tyre nuk është mercenarizëm, po gazetari.
Normalisht, këto ditë do të shihni mbështetës të Vetëvendosjes t’i vihen në mbrojtje Abdixhikut, sepse me të, LDK-ja është ashtu siç e duan ata. E dobët, por e shfrytëzueshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Mehmetaj ia kujton Abdixhikut standardin e humbjes që dikur e promovonte me krenari: “Largohemi, vijnë tjerët” appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0