Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski

Motorola ka prezantuar një version të ri të smartphone-it Edge 70, pas lansimit fillestar në tetor me tre ngjyra Pantone: Gadget gri, Lily Pad dhe Green Bronze. Këtë herë, kompania sjell një nuancë të veçantë që shënon ngjyrën Pantone të vitit 2026, e quajtur Cloud Dancer. Kjo ngjyrë përshkruhet si “një nuancë e bardhë e […] The post Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski appeared first on Sinjali.

Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski

Motorola ka prezantuar një version të ri të smartphone-it Edge 70, pas lansimit fillestar në tetor me tre ngjyra Pantone: Gadget gri, Lily Pad dhe Green Bronze. Këtë herë, kompania sjell një nuancë të veçantë që shënon ngjyrën Pantone të vitit 2026, e quajtur Cloud Dancer.

Kjo ngjyrë përshkruhet si “një nuancë e bardhë e ajrosur që komunikon qartësi në vend të rrëmujës, butësi në vend të spektaklit dhe prezencë në vend të presionit”. Sipas Motorolës, Cloud Dancer “vepron qetësues dhe frymëzues, si reflektim perfekt i balancës dhe sofistikimit”.

Një element unik i këtij edicioni janë kristalet Swarovski, të cilat përfaqësojnë “një detaj eterik që i lejon kreativitetit të marrë frymë dhe fokusit të thellohet, duke rikthyer qetësinë në xhepa, pëllëmbë dhe jetën digjitale”.

Smartphone-i pritet të dalë në “tregje të përzgjedhura” në mbarë botën, ndërsa çmimi dhe data e saktë e lançimit nuk janë zbuluar ende.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0