Ekskluzive | Detaje të rënda nga tentim-vrasja e Jeton Buqukut në Pejë – tre persona të armatosur hynë pas tij në lokal

Detaje shqetësuese janë zbardhur lidhur me tentim-vrasjen e Jeton Buqukut, i cili u plagos me armë zjarri paraditen e sotme në Pejë, në një ngjarje që ka tronditur qytetin. Sipas informatave ekskluzive të Sinjalit, incidenti ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 09:15, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Policia është njoftuar se një […] The post Ekskluzive | Detaje të rënda nga tentim-vrasja e Jeton Buqukut në Pejë – tre persona të armatosur hynë pas tij në lokal appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Detaje të rënda nga tentim-vrasja e Jeton Buqukut në Pejë – tre persona të armatosur hynë pas tij në lokal

Detaje shqetësuese janë zbardhur lidhur me tentim-vrasjen e Jeton Buqukut, i cili u plagos me armë zjarri paraditen e sotme në Pejë, në një ngjarje që ka tronditur qytetin.

Sipas informatave ekskluzive të Sinjalit, incidenti ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 09:15, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Policia është njoftuar se një person ishte plagosur me armë zjarri, ndërsa patrullat kanë reaguar menjëherë duke siguruar vendin e ngjarjes dhe duke organizuar përcjelljen e viktimës drejt Emergjencës së Spitalit Rajonal të Pejës, fillimisht me automjet privat.

Burimet bëjnë të ditur se, sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, viktima ishte futur i plagosur brenda lokalit “Buquku”, menjëherë pasi ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pas tij, në lokal kanë hyrë tre persona: njëri prej tyre me revole në dorë, i dyti me një mjet të fortë, me të cilin e ka goditur viktimën, ndërsa i treti, sipas dëshmitarëve, ka qëndruar pranë dhe ka vëzhguar ngjarjen.    

Pas sulmit, të tre personat janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhen në arrati.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë hetuesit dhe krim-teknika e Stacionit Policor të Pejës, udhëheqësi i ndërrimit, komandanti i stacionit, udhëheqësi i hetimeve, si dhe njësitet rajonale të Hetimeve dhe Krim-teknikës. Zona është siguruar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore përfshirë grumbullimin e provave dhe deklaratave.

Pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Pejës, Jeton Buçuku është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Hetimet janë në zhvillim intensiv për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë ekskluzivisht për këtë rast, sapo të ketë zhvillime të reja nga hetimi.

Biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit “Buquku”, ka qenë edhe më herët i përfshirë në një skandal.

Në lokalin e vet ‘Buquku Grill House’, Jeton Buquku, dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj një personi për të dëshmuar për disa incidente te bizneset e tij, para më shumë se një viti. Sinjali ka siguruar video ekskluzive të rrahjes dhe gjithë rastit që ndodhi më 21 shkurt të vitit 2023.

Por, a lidhet rasti i sotëm me ngjarjen që ka ndodh më herët mbetet për t’u parë, pasi organet e drejtësisë të merren me hetimin dhe zbardhjen e rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Detaje të rënda nga tentim-vrasja e Jeton Buqukut në Pejë – tre persona të armatosur hynë pas tij në lokal appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0