Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik: Kërcënon reputacionin e Kosovës si një demokraci multietnike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish nuk e ka ceritifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili është shprehur i shqetësuar. Hargreaves ka thënë se veprimet si ky e kërcënojnë reputacionin e Kosovës si demokraci multietnike, duke shtuar se shpreson se […] The post Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik: Kërcënon reputacionin e Kosovës si një demokraci multietnike appeared first on Sinjali.

Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik: Kërcënon reputacionin e Kosovës si një demokraci multietnike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish nuk e ka ceritifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili është shprehur i shqetësuar.

Hargreaves ka thënë se veprimet si ky e kërcënojnë reputacionin e Kosovës si demokraci multietnike, duke shtuar se shpreson se PZAP-ja do ta zhbëjë këtë vendim të KQZ-së.

“Jam thellësisht i shqetësuar me përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në procesin zgjedhor. Veprimet të tilla kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e ngushtë”, ka shkruar ambasadori i Britanisë.

KQZ-ja edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e kishte ceritifikuar Listën Serbe. Por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte urdhëruar KQZ-në ta certifikonte partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Pavarësisht ankesës së LVV-së në Gjykatën Supreme, Lista Serbe kishte marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasadori britanik: Kërcënon reputacionin e Kosovës si një demokraci multietnike appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0