Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët në Prizren, sulmuesi ikën me trotinet
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident i rëndë ku një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Rasti ka ndodhur rreth orës 23:15 në rrugën “Ismail Kryeziu”, përballë restorantit “Te Sara”, kur patrulla policore gjatë patrullimit ka dëgjuar krismat dhe është afruar menjëherë në vendngjarje. Siç […] The post Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët në Prizren, sulmuesi ikën me trotinet appeared first on Sinjali.
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident i rëndë ku një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Rasti ka ndodhur rreth orës 23:15 në rrugën “Ismail Kryeziu”, përballë restorantit “Te Sara”, kur patrulla policore gjatë patrullimit ka dëgjuar krismat dhe është afruar menjëherë në vendngjarje.
Siç mëson Sinjali, viktima, Gjon Shala, rreth 28 vjeçar, është gjetur i plagosur në të dy këmbët. Ekipi i emergjencës ka intervenuar në vend dhe e ka transportuar në spitalin e Prizrenit, ku sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Sinjali kishte raportuar edhe më herët për një konflikt që kishte shpërthyer në qershor të vitit 2024 në Prizren, konflikt që kishte rezultuar me kërcënime dhe tensione mes palëve të përfshira. Atë kohë, Sinjali raportoi ekskluzivisht se dy të dyshuarit në këtë rast ishin Gjon Shala dhe Ardit Krasniqi, i njohur edhe me nofkën Qorri.
Por si pati ndodhur rasti?
Sipas informacioneve të atëhershme, Ardit Krasniqi dyshohej se ishte kapur me vëllain e mitur të Gjon Shalës në pishinën “Suntea”, të cilën e menaxhon në Prizren.
Në shenjë revolte, një ditë më pas, Gjon Shala ishte takuar me vëllain e Krasniqit dhe e kishte sulmuar fizikisht. Pas këtij incidenti, Ardit Krasniqi kishte reaguar duke e kërcënuar rëndë Shalën në rrjete sociale, duke paralajmëruar se “do t’ia kthente”.
Rastet që e pasuan njëra tjëtrën rezultuan me nisjen e hetimeve dhe sigurimin e provave për përfshirjen e personave të dyshuar.
Burimet e Sinjalit patën thënë se palët e dyshuara fillimisht janë liruar në procedura të rregullt, por një ditë më pas përfunduan në pranga.
Ndalimi i tyre erdhi pas bastisjeve që u kryen nga Policia, në koordinim me Prokurorinë, me ç’rast të dyshuarit Ardit Krasniqi iu sekuestrua arma që e posedonte me leje.
Shala pati përfunduar në paraburgim, ndërsa Krasniqi në arrest shtëpiak.
Pas konfliktit që u përfshinë të dyshuarit, Sinjali mësoi se dy familjet janë pajtuar dhe raportet nuk janë acaruar më tutje.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët në Prizren, sulmuesi ikën me trotinet appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0