Krasniqi: Procesi i konstituimit të kuvendeve komunale u krye sipas Kushtetutës
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se gjithçka është zhvilluar në rregull dhe në përputhje me dispozitat nga Kushtetuta e Kosovës në konstituimet e kuvendeve komunale, përfshirë ato në veri. Ai u ka uruar mandat të suksesshëm kryetarëve të rinj të komunave. “Jemi në fazën e konstituimit të Kuvendeve […] The post Krasniqi: Procesi i konstituimit të kuvendeve komunale u krye sipas Kushtetutës appeared first on Sinjali.
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se gjithçka është zhvilluar në rregull dhe në përputhje me dispozitat nga Kushtetuta e Kosovës në konstituimet e kuvendeve komunale, përfshirë ato në veri.
Ai u ka uruar mandat të suksesshëm kryetarëve të rinj të komunave.
“Jemi në fazën e konstituimit të Kuvendeve Komunale në mbarë Republikën e Kosovës. Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Shtime, Zubin Potok dhe Zveçan. Gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Të premten, në katër komunat në veri të vendit u betuan kryetarët e rinj serbë. Ceremonia e betimit të tyre u mbajt në prani të simboleve shtetërore të Kosovës.
Në krye të Mitrovicës u vendos Milan Radojeviq, në Zveçan Dragisha Miloviq, në Zubin-Potok Milosh Peroviq e Zoran Todiqi në Leposaviq. Ata i përkasin Listës Serbe.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Krasniqi: Procesi i konstituimit të kuvendeve komunale u krye sipas Kushtetutës appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0