Përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë denoncon ndërhyrje politike në kërkesat e studentëve

Besfort Racaj, përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, ka reaguar publikisht lidhur me një zhvillim të fundit që, sipas tij, po tenton të politizohet në mënyrë të hapur. Racaj tha se një organizatë studentore, e ndikuar nga partia në pushtet, ka paralajmëruar sigurimin e donatorëve për renovimin e bibliotekës së fakultetit, brenda vetëm tre […] The post Përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë denoncon ndërhyrje politike në kërkesat e studentëve appeared first on Sinjali.

Përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë denoncon ndërhyrje politike në kërkesat e studentëve

Besfort Racaj, përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, ka reaguar publikisht lidhur me një zhvillim të fundit që, sipas tij, po tenton të politizohet në mënyrë të hapur.

Racaj tha se një organizatë studentore, e ndikuar nga partia në pushtet, ka paralajmëruar sigurimin e donatorëve për renovimin e bibliotekës së fakultetit, brenda vetëm tre ditëve. Megjithatë, ai ngriti pikëpyetje për mënyrën se si është mundur që kjo organizatë të ketë siguruar një plan të tillë pa dijeninë e Menaxhmentit të Fakultetit dhe të Universitetit të Prishtinës.

“Studentët e Fakultetit të Mjekësisë nuk kanë paralajmëruar bojkot dhe protesta vetëm për bibliotekë. Biblioteka është vetëm një nga tetë kërkesat tona”, tha Racaj, duke theksuar se përmes këtij premtimi selektiv, po tentohet të zbehet revoltimi i ligjshëm i studentëve për të drejtat e tyre.

Ai renditi disa nga çështjet kryesore për të cilat po kërkohet zgjidhje: papunësia e mjekëve të rinj pas diplomimit, mungesa e mundësive për specializim, stazhi obligativ i papaguar, kriteret e padrejta për bursa, kushtet e dobëta të procesit mësimor dhe mungesa e literaturës akademike.

“Ne studentët nuk kërkojmë privilegje. Ne kërkojmë dinjitet, trajtim të drejtë dhe të ardhme në profesionin që shërben shëndetit të vendit”, tha Racaj, duke bërë thirrje për mbështetje dhe bashkim rreth këtyre kauzave.

Ai paralajmëroi se nëse kërkesat nuk merren parasysh, reagimi i studentëve do të vazhdojë: “Ose të gjitha, ose pason reagimi ynë!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë denoncon ndërhyrje politike në kërkesat e studentëve appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0