Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për situatën e sigurisë

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, të premten, ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it të akredituara në Kosovë, njoftoi të shtunën KFOR-i. “Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për komandantin që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të […] The post Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për situatën e sigurisë appeared first on Sinjali.

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për situatën e sigurisë

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, të premten, ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it të akredituara në Kosovë, njoftoi të shtunën KFOR-i.

“Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për komandantin që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë. Në këtë kontekst, gjeneral Ulutas vlerësoi kontributet e vazhdueshme të të gjitha shteteve në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR”, u tha në komunikatë për media.

Ulutash u takua me ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, zëvendëskreun e Misionit të Francës në Kosovë dhe një përfaqësuese të ambasadës së SHBA-së nga QUINT, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për situatën e sigurisë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0