KFOR-i: Po i vazhdojmë patrullimet në veri natë e ditë

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, ka njoftuar se ushtarët e tij do të vazhdojnë patrullimet e rregullta gjatë ditës dhe natës, duke siguruar prani të vazhdueshme në veri të vendit dhe në tërë zonën e përgjegjësisë. Në një postim në Facebook, KFOR-i ka shkruar mbetet vigjilent, duke ruajtur informimin e vazhdueshëm mbi situatën dhe duke […] The post KFOR-i: Po i vazhdojmë patrullimet në veri natë e ditë appeared first on Sinjali.

KFOR-i: Po i vazhdojmë patrullimet në veri natë e ditë

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, ka njoftuar se ushtarët e tij do të vazhdojnë patrullimet e rregullta gjatë ditës dhe natës, duke siguruar prani të vazhdueshme në veri të vendit dhe në tërë zonën e përgjegjësisë.

Në një postim në Facebook, KFOR-i ka shkruar mbetet vigjilent, duke ruajtur informimin e vazhdueshëm mbi situatën dhe duke ndihmuar në stabilitetin e rajonit.

“Këto veprime të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KFOR-i: Po i vazhdojmë patrullimet në veri natë e ditë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0