Hajni kapet në flagrancë, e pranon vjedhjen me forcë në Prishtinë
Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar mbrëmjen e së hënës në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, ku një person është kapur brenda shtëpisë së ankuesit, duke kryer vjedhje me thyerje, raporton Gazeta Sinjali. Rreth orës 22:00, ankuesi ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi kishte vërejtur një person të dyshuar brenda shtëpisë së tij. Siç […] The post Hajni kapet në flagrancë, e pranon vjedhjen me forcë në Prishtinë appeared first on Sinjali.
Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar mbrëmjen e së hënës në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, ku një person është kapur brenda shtëpisë së ankuesit, duke kryer vjedhje me thyerje, raporton Gazeta Sinjali.
Rreth orës 22:00, ankuesi ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi kishte vërejtur një person të dyshuar brenda shtëpisë së tij.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burime të besueshme, njësitë policore janë përgjigjur menjëherë dhe në vendngjarje kanë hasur të dyshuarin Emran Iseni.
Në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale, duke deklaruar se kishte hapur me forcë dritaren e objektit dhe kishte vjedhur disa mjete pune me vlerë rreth 800 euro. Të gjitha sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe më pas kthyer pronarit.
Prokurori kujdestar është njoftuar menjëherë dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Rasti po hetohet më tej nga njësia kompetente e hetimeve.
Hetimet vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Hajni kapet në flagrancë, e pranon vjedhjen me forcë në Prishtinë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0