Google lejon ndryshimin e adresës Gmail për përdoruesit
Google ka nisur të testojë një veçori të pritur prej kohësh nga përdoruesit, duke mundësuar tani ndryshimin e adresës së emailit edhe për ata që përdorin @gmail.com. Më parë, kjo mundësi ishte e disponueshme vetëm për përdoruesit që kishin lidhur shërbime të jashtme si Yahoo ose Outlook, ndërsa përdoruesit e Gmail nuk kishin këtë mundësi. […] The post Google lejon ndryshimin e adresës Gmail për përdoruesit appeared first on Sinjali.
Google ka nisur të testojë një veçori të pritur prej kohësh nga përdoruesit, duke mundësuar tani ndryshimin e adresës së emailit edhe për ata që përdorin @gmail.com.
Më parë, kjo mundësi ishte e disponueshme vetëm për përdoruesit që kishin lidhur shërbime të jashtme si Yahoo ose Outlook, ndërsa përdoruesit e Gmail nuk kishin këtë mundësi. Funksioni i ri është duke u shpërndarë gradualisht dhe pritet të bëhet i disponueshëm për të gjithë.
Çfarë përfshin ky ndryshim?
Nëse ndryshoni adresën (p.sh. nga filan.fisteku@gmail.com në une.fisteku@gmail.com), adresa e vjetër mbetet e lidhur me llogarinë tuaj.
Mbërritja e emaileve
Të gjitha mesazhet do të vazhdojnë të mbërrijnë në të njëjtin inbox. Të dhënat e tjera, si fotot dhe skedarët në Google Drive, mbeten të paprekura.
Hyrje me të dyja adresat
Përdoruesit mund të përdorin cilëndo nga dy adresat për të hyrë në shërbime si YouTube, Maps dhe Drive.
Kufizime kohore
Pas ndryshimit, nuk mund të bëhet një tjetër ndryshim ose të fshihet adresa e re për një periudhë 12-mujore.
Masa sigurie
Mund të bëhen deri në tre ndryshime: Çdo llogari mund të ndryshojë adresën deri në tre herë, që do të thotë se mund të ketë deri në katër adresa të lidhura.
Adresa origjinale mbetet e juaja dhe nuk mund të regjistrohet nga dikush tjetër.
Ky funksion është duke u bërë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Gmail.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Google lejon ndryshimin e adresës Gmail për përdoruesit appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0