Gruda në Kuvend: Kjo seancë është antikushtetuese
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se seanca e jashtëzakonshme me pikë të rendit të ditës për formimin e komisioneve parlamentare është antikushtetuese. Si i vetmi deputet i partive opozitare që po merr pjesë në këtë seancë, Gruda theksoi se asnjë kuvend nuk mund të mbajë seanca pa zgjedhur qeverinë. “Nuk […] The post Gruda në Kuvend: Kjo seancë është antikushtetuese appeared first on Sinjali.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se seanca e jashtëzakonshme me pikë të rendit të ditës për formimin e komisioneve parlamentare është antikushtetuese.
Si i vetmi deputet i partive opozitare që po merr pjesë në këtë seancë, Gruda theksoi se asnjë kuvend nuk mund të mbajë seanca pa zgjedhur qeverinë.
“Nuk mund të trajtohen çështje të tjera pa formimin e Qeverisë. Është standard i njohur në mbarë botën”, tha ai.
Sa i përket rendit të ditës, Gruda deklaroi se qeveria aktuale nuk ka të drejtë të propozojë buxhetin, duke shtuar: “Ky Kuvend nuk ka lidhje me qeverinë ekzistuese”.
Ai gjithashtu tha se formimi i komisioneve është i pamundur pasi nuk dihet se kush është pushtet e kush opozitë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gruda në Kuvend: Kjo seancë është antikushtetuese appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0