Gërvalla përfaqëson Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Italofonisë në Romë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Romë me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Ajo do të përfaqësojë Kosovën në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë, që do të zhvillohet më 17 dhe 18 nëntor 2025. Kjo konferencë, organizuar nga Ministria […] The post Gërvalla përfaqëson Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Italofonisë në Romë appeared first on Sinjali.

Gërvalla përfaqëson Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Italofonisë në Romë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Romë me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Ajo do të përfaqësojë Kosovën në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë, që do të zhvillohet më 17 dhe 18 nëntor 2025.

Kjo konferencë, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë dhe Shoqata “Dante Alighieri”, ka për qëllim promovimin e gjuhës italiane dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet popujve dhe shteteve. Ajo do të fokusohet në çështje si identiteti përbashkët, dialogu ndërkulturor, paqja, zhvillimi ekonomik dhe diplomacia kulturore.

Pjesëmarrja e Gërvallës thekson marrëdhëniet e ngushta kulturore dhe miqësore mes Kosovës dhe Italisë. Ajo do të theksojë gjithashtu rolin e mërgatës shqiptare në Itali, si urë kulturore dhe gjuhësore që forcon bashkëpunimin mes dy vendeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gërvalla përfaqëson Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Italofonisë në Romë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0