Gazetari gjerman: Bayerni ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin
Performancat e shkëlqyeshme të Fisnik Asllanit padyshim që kanë rënë në sytë e gjigantëve të Evropës. Barcelona, Bayern Munchen dhe disa klube të Premierligës janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit dardan. Megjithatë, sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, klubi gjerman tashmë ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin. “Bayerni është i interesuar për Fisnik Asllanin, me […] The post Gazetari gjerman: Bayerni ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin appeared first on Sinjali.
Performancat e shkëlqyeshme të Fisnik Asllanit padyshim që kanë rënë në sytë e gjigantëve të Evropës.
Barcelona, Bayern Munchen dhe disa klube të Premierligës janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit dardan.
Megjithatë, sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, klubi gjerman tashmë ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin.
“Bayerni është i interesuar për Fisnik Asllanin, me bisedimet që kanë nisur. Nga klubi janë shumë të impresionuar me zhvillimin e tij kohëve të fundit”, thuhet në raportimin e gazetarit.
Asllani ka një klauzolë në kontratën e tij me Hoffenheim, që do të hyjë në fuqi nga vera e ardhshme.
Këtë sezon, 23-vjeçari ka shënuar tetë gola me klub dhe kombëtare, teksa ka dhuruar edhe tri asistime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gazetari gjerman: Bayerni ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0