Ekskluzive | Hajnat hyjnë në Kishën Katolike në Bruse, vjedhin gjësende fetare të dhuruara nga Kroacia

Siguria publike në Kosovë po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Ky fenomen mjaft shqetësues, po shkakton pasiguri e humbje të mëdha. Hajnat, herë të vetëm e herë në grup arrijnë të bëjnë kërdi në biznese, shtëpi, objekte fetare e në lokale të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali. Kështu, një vjedhje […] The post Ekskluzive | Hajnat hyjnë në Kishën Katolike në Bruse, vjedhin gjësende fetare të dhuruara nga Kroacia appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Hajnat hyjnë në Kishën Katolike në Bruse, vjedhin gjësende fetare të dhuruara nga Kroacia

Siguria publike në Kosovë po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Ky fenomen mjaft shqetësues, po shkakton pasiguri e humbje të mëdha. Hajnat, herë të vetëm e herë në grup arrijnë të bëjnë kërdi në biznese, shtëpi, objekte fetare e në lokale të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, një vjedhje e rëndë ka goditur gjatë natës Kishën Katolike në lagjen Peshterë të fshatit Bruse, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar brenda objektit fetar dhe kanë vjedhur disa gjësende me rëndësi të veçantë.

Sinjali mëson se rasti është raportuar sot, më 13 janar 2026, rreth orës 09:11, nga prifti i kishës, Z.K., i cili ka njoftuar policinë se mungojnë disa sende fetare.

Sipas informatave, nga kisha janë vjedhur: Tabernak, dy kryqe dhe dy tibora.

Burimet bëjnë të ditur se prifti ka deklaruar se sendet e vjedhura kanë qenë dhuratë nga komuniteti kroat dhe Shteti i Kroacisë, duke i dhënë rastit edhe një peshë më të madhe emocionale për besimtarët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesia dhe krim-teknika, ndërsa në koordinim me Prokurorin kujdestar, rasti është inicuar si: “Vjedhje e Rëndë”

Hetimet janë në vazhdim, ndersa ende nuk dihet vlera e dëmit material dhe nuk ka persona të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hajnat hyjnë në Kishën Katolike në Bruse, vjedhin gjësende fetare të dhuruara nga Kroacia appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0