Ekskluzive | Kapet “në flagrancë” palestinezi në Prishtinë, dyshohet se tentoi të vjedhë iPhone, iPad dhe orë dore në Central Park
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qendrën tregtare Central Park në Prishtinë, ku një shtetas i huaj është kapur në flagrancë, nën dyshimin se ka tentuar të kryejë vjedhje në një lokal. Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 14.01.2026, […] The post Ekskluzive | Kapet “në flagrancë” palestinezi në Prishtinë, dyshohet se tentoi të vjedhë iPhone, iPad dhe orë dore në Central Park appeared first on Sinjali.
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qendrën tregtare Central Park në Prishtinë, ku një shtetas i huaj është kapur në flagrancë, nën dyshimin se ka tentuar të kryejë vjedhje në një lokal.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 14.01.2026, rreth orës 21:30, në lokalin “Wish Baytech”, në hapësirat e Central Park.
Sipas informacioneve, i dyshuari është identifikuar si Jasim Kamal Belkasmi, rreth 43 vjeç, shtetas palestinez, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar të marrë disa pajisje elektronike me vlerë të konsiderueshme.
Siç mësohet, i dyshuari dyshohet se ka tentuar të vjedhë:
• Një telefon në vlerë 469 euro
• Një orë dore në vlerë 249 euro
• Një iPad në vlerë 369 euro
Burimet bëjnë me dije se pala ankuese e ka hasur të dyshuarin në momentin e kryerjes së aktit, ndërsa veprimet e tij dyshohet se janë incizuar edhe nga kamerat e sigurisë të lokalit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion, ku janë intervistuar edhe dëshmitarët e rastit.
Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e Mbajtjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Kapet “në flagrancë” palestinezi në Prishtinë, dyshohet se tentoi të vjedhë iPhone, iPad dhe orë dore në Central Park appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0