Kajtazi: Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin e tij në Paparaci, ka dhënë disa deklarata të forta mbi situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas Kajtazit, kjo parti është e karakterizuar nga një dinamizëm i brendshëm i cili është larg një strukture të qartë dhe të konsoliduar. Ai theksoi se në LDK “janë gjithmonë katër, pesë, kryetarë… […] The post Kajtazi: Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda appeared first on Sinjali.

Kajtazi: Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin e tij në Paparaci, ka dhënë disa deklarata të forta mbi situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Kajtazit, kjo parti është e karakterizuar nga një dinamizëm i brendshëm i cili është larg një strukture të qartë dhe të konsoliduar.

Ai theksoi se në LDK “janë gjithmonë katër, pesë, kryetarë… në variante të tyre”, duke sugjeruar se ka shumë individë të fuqishëm që tentojnë të ushtrojnë ndikim, duke e bërë të vështirë për një kryetar të bëhet ai i përvetshëm dhe udhëheqës i vërtetë i partisë.

Kajtazi gjithashtu e komentoi rezultatet e dobëta zgjedhore të LDK-së dhe të vetë liderit aktual Lumir Abdixhiku, duke thënë se ky i fundit ka “pasur orientim të votës kundër tij” dhe është “sabotuara nga brenda”.

Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda. Sepse orientimi i votës për të mos e votuar Abdixhikun, dhe pretendimet e shumta për ta marrë postin e udhëheqësin e partisë; nuk po them që është krejtësisht, por e ka sjellë edhe këtë rezultat. Gjithandej ti e dëgjon tu i thanë Lumirit, Lubomir. Kjo del përbrenda LDK-së. Ky inati i brendshëm, sjell pasoja. Por, kjo nuk ka ndodh veç me Abdixhikun, po edhe në të kaluarën. Ka ndodh edhe kur është rrëzu Sejdiu prej Mustafës. Pastaj mënyra se si u paketu dështimi i Hotit dhe Mustafës për t’i hap rrugë ardhjes së Abdixhikut. Pastaj si u paketu ndëshkimi dhe përjashtimi i Osmanit. Në LDK ndodhin këto gjëra, sepse aty gjithmonë ekziston një kryetar, dhe një katër kryetar të tjerë. Pra, nuk janë vartës të tij, por secili kryetar është në variantin e vet”, tha Kajtazi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kajtazi: Lumir Abdixhiku është sabotu përbrenda appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0