Ekskluzive | Incident i rëndë në Prishtinë: Ekspozim arme zjarri dhe sulm në lokalin “Preview”, arrestohet i dyshuari
Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, ku një person ka ekspozuar armë zjarri gjatë një konflikti verbal në lokalin “Preview”. Ngjarja ka ndodhur më 16.11.2025, rreth orës 02:00. Zyrtarë policorë, të cilët ndodheshin pranë lokalit jashtë detyrës zyrtare, kanë vërejtur disa persona duke […] The post Ekskluzive | Incident i rëndë në Prishtinë: Ekspozim arme zjarri dhe sulm në lokalin “Preview”, arrestohet i dyshuari appeared first on Sinjali.
Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, ku një person ka ekspozuar armë zjarri gjatë një konflikti verbal në lokalin “Preview”. Ngjarja ka ndodhur më 16.11.2025, rreth orës 02:00.
Zyrtarë policorë, të cilët ndodheshin pranë lokalit jashtë detyrës zyrtare, kanë vërejtur disa persona duke debatuar me të lartësuar dhe kanë parë të dyshuarin, Dardan Doda, 26 vjeçar, duke ekspozuar një armë të shkurtër drejt P. Ademit, 44 vjeçar, i cili në atë moment ishte i gjakosur në kokë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke ndalur të dy personat. Njësitë patrulluese që kanë dalë në vendngjarje kanë sekuestruar një armë me një karikator dhe 19 fishekë, ndërsa palët janë shoqëruar në stacion policor.
I dyshuari ka refuzuar testimin e alkoolit dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes, raporton Sinjali.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa pas testimit të alkoolit ka rezultuar me 1.3 promila, dhe për shkak të gjendjes së dehur është ndaluar në stacion derisa të kthjellohej.
Pasi ka qenë i gatshëm për intervistim, viktima P. Ademi është marrë në pyetje nga njësia hetimore dhe janë siguruar të dhënat e nevojshme për incidentin si dhe raportet mjekësore.
Hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Incident i rëndë në Prishtinë: Ekspozim arme zjarri dhe sulm në lokalin “Preview”, arrestohet i dyshuari appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0