Shoferi agresiv s’i bindet Policisë: Bllokon stacionin dhe sulmon policët, arrestohet 35-vjeçari në Ferizaj
Një person është arrestuar pasi sulmoi zyrtarët policorë gjatë një ndërhyrjeje për të larguar një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, kur një zyrtar policor në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor vuri re një automjet me targa të huaja, i parkuar përpara portës. Shoferi, i identifikuar si […] The post Shoferi agresiv s’i bindet Policisë: Bllokon stacionin dhe sulmon policët, arrestohet 35-vjeçari në Ferizaj appeared first on Sinjali.
Një person është arrestuar pasi sulmoi zyrtarët policorë gjatë një ndërhyrjeje për të larguar një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, kur një zyrtar policor në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor vuri re një automjet me targa të huaja, i parkuar përpara portës. Shoferi, i identifikuar si A.N., 35 vjeç, nuk iu bind urdhrave të policisë dhe përdori fjalë fyese dhe kanosëse, duke shfaqur sjellje agresive.
Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari iu vërsul zyrtarëve policorë, gjë që detyroi policinë të përdorte sprej mbrojtës dhe ta arrestonte atë. Si pasojë, tre zyrtarë policorë dhe i dyshuari pësuan lëndime të lehta.
“Në rast është kyçur Njësia e Hetimeve Rajonale, e cila ka intervistuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, bën të ditur PK-ja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
The post Shoferi agresiv s’i bindet Policisë: Bllokon stacionin dhe sulmon policët, arrestohet 35-vjeçari në Ferizaj appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0