Ekskluzive | Hedh qesen me kokainë nga vetura sapo ndalet nga policia – 6 gram të konfiskuar në Prishtinë

Një incident i evidentuar mbrëmë në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë ka rezultuar me nisjen e një rasti penal për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”, pasi një i ri tentoi të largohej nga provat në momentin kur u ndalua nga patrulla, mëson Sinjali. Rreth orës 19:20, gjatë një pike kontrolli rutinë, njësia patrulluese ka ndalur […] The post Ekskluzive | Hedh qesen me kokainë nga vetura sapo ndalet nga policia – 6 gram të konfiskuar në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Hedh qesen me kokainë nga vetura sapo ndalet nga policia – 6 gram të konfiskuar në Prishtinë

Një incident i evidentuar mbrëmë në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë ka rezultuar me nisjen e një rasti penal për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”, pasi një i ri tentoi të largohej nga provat në momentin kur u ndalua nga patrulla, mëson Sinjali.

Rreth orës 19:20, gjatë një pike kontrolli rutinë, njësia patrulluese ka ndalur një veturë BMW, ku ndodheshin tre persona:

Elbarim Rama, 23 vjeçar, Shpetim Cakiqi, 27 vjeçar, dhe Ardit Cakiqi, 24 vjeçar.

Sipas informatave nga strukturat e afërta me hetimin, sapo policët kanë kërkuar dokumentet e identifikimit, Elbarim Rama dyshohet se ka hedhur një qese nga dritarja, e cila rezultoi të përmbante substancë narkotike të llojit kokainë.

Të tre personat janë shoqëruar në Stacionin Policor, ku Rama është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës. Burimet konfirmojnë se ai ka pranuar që substanca ishte në pronësi të tij.

Gjatë matjes me peshoren zyrtare të stacionit, është konstatuar se sasia e lëndës narkotike ishte rreth 6 gram.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i narkotikeve”, ndërsa të gjithë personat janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ekskluzive | Hedh qesen me kokainë nga vetura sapo ndalet nga policia – 6 gram të konfiskuar në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0