Dramë në Prishtinë| “Kom me ta djegë shpinë” Gruaja kërcënon bashkëshortin dhe i dëmton pronën – përfundon në ndalim policor
Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 3 dhjetorit në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë, ku është raportuar një rast i kanosjes dhe dëmtimit të pronës. Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, rreth orës 03:00, policia është njoftuar për një konflikt familjar midis bashkëshortëve V. K […] The post Dramë në Prishtinë| “Kom me ta djegë shpinë” Gruaja kërcënon bashkëshortin dhe i dëmton pronën – përfundon në ndalim policor appeared first on Sinjali.
Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 3 dhjetorit në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë, ku është raportuar një rast i kanosjes dhe dëmtimit të pronës.
Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, rreth orës 03:00, policia është njoftuar për një konflikt familjar midis bashkëshortëve V. K dhe L. K . Viktima ka deklaruar se është kanosur nga bashkëshortja e tij me fjalët “kom me ta djeg shpinë”, si dhe është ofenduar me shprehje të ndryshme, duke theksuar se dhuna psikologjike ndaj tij është e vazhdueshme, raporton Sinjali.
Pas intervistimit të palëve dhe kompletimit të procedurave fillestare, situata është përshkallëzuar sërish.
Rreth orës 11:50, e dyshuara ka shkuar në lokalin e bashkëshortit në Hajvali, ku ka thyer disa shishe alkooli dhe me një gur ka goditur veturën e tij, duke vazhduar me kanosje verbale.
Palët janë shoqëruar përsëri në Stacionin Policor të Prishtinës, ku janë marrë deklarata shtesë. Njësia e dhunës në familje ka konsultuar Prokuroren kujdestare për këtë lëmi, e cila ka udhëzuar që rasti të iniciohet për “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim të pronës”, ndërsa ndaj të dyshuarës ka lëshuar vendim për ndalim, shkruan Sinjali.
E dyshuara është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dramë në Prishtinë| “Kom me ta djegë shpinë” Gruaja kërcënon bashkëshortin dhe i dëmton pronën – përfundon në ndalim policor appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0