BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka paralajmëruar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve, e cila ka për qëllim vjedhjen e të dhënave financiare. Sipas BQK-së, këto mesazhe paraqiten si njoftime të rreme nga banka komerciale dhe përmbajnë kërkesa urgjente për veprime, si dhe lidhje të dyshimta që mund të çojnë […] The post BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare appeared first on Sinjali.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka paralajmëruar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes SMS-ve, e cila ka për qëllim vjedhjen e të dhënave financiare.
Sipas BQK-së, këto mesazhe paraqiten si njoftime të rreme nga banka komerciale dhe përmbajnë kërkesa urgjente për veprime, si dhe lidhje të dyshimta që mund të çojnë në keqpërdorimin e të dhënave bankare.
BQK i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien viktima e këtyre mashtrimeve. Institucioni këshillon që të dhënat e kartelave bankare të ruhen me kujdes dhe të mos ndahen kurrë përmes e-mail-it, SMS-it apo telefonit me individë të paautorizuar.
Po ashtu, qytetarëve u sugjerohet të mos hapin lidhje të dyshimta, të mos realizojnë pagesa ose të fusin të dhëna bankare përmes linkeve të dërguara me SMS dhe të përdorin vetëm faqet dhe aplikacionet zyrtare të bankave.
BQK thekson rëndësinë e aktivizimit të njoftimeve për çdo transaksion dhe kontrollit të rregullt të historikut të pagesave dhe transferave. Nëse ndonjë qytetar merr mesazhe të dyshimta, ai duhet ta raportojë menjëherë te banka ose institucioni i tij financiar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0