Ambasadori gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike
Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar personalitete lokale dhe ka vizituar vende të ndryshme të qytetit. “Këtë javë, Ambasadori ynë kaloi një ditë të tërë në Mitrovicën e Veriut, duke u takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, kulturës dhe medias. Duke filluar me një […] The post Ambasadori gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike appeared first on Sinjali.
Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar personalitete lokale dhe ka vizituar vende të ndryshme të qytetit.
“Këtë javë, Ambasadori ynë kaloi një ditë të tërë në Mitrovicën e Veriut, duke u takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, kulturës dhe medias. Duke filluar me një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, Rainer Rudolph mësoi rreth sfidave politike dhe shoqërore me të cilat përballet komuniteti,” njofton Ambasada e Gjermanisë.
Gjatë vizitës, ambasadori është njohur edhe me skenën kulturore të qytetit, duke vizituar Qendrën Acquarius dhe Shkollën Rock të Mitrovicës.
“Ne e mbështesim Kosovën si një shtet shumëetnik dhe mezi presim të vazhdojmë bisedën,” thekson Ambasada.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ambasadori gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë se mësoi për sfidat politike appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0