Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë edhe deputet, edhe kryetar i KB Prishtinës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Bekë Berishës në pozitë udhëheqëse në Klubin e Basketbollit “Sigal Prishtina”. Përmes një njoftimi për publikun, MKRS ka bërë të ditur se është informuar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e klubit, të mbajtur më 14 janar 2026, ku Berisha është zgjedhur […] The post Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë edhe deputet, edhe kryetar i KB Prishtinës appeared first on Sinjali.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) ka reaguar lidhur me zgjedhjen e Bekë Berishës në pozitë udhëheqëse në Klubin e Basketbollit “Sigal Prishtina”.
Përmes një njoftimi për publikun, MKRS ka bërë të ditur se është informuar për zhvillimet e fundit në Kuvendin e klubit, të mbajtur më 14 janar 2026, ku Berisha është zgjedhur në një pozitë udhëheqëse.
Duke marrë parasysh se Bekë Berisha është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, ministria ka rikujtuar obligimet ligjore që dalin nga Ligji Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Sipas MKRS-së, ligji parasheh që një zyrtar i lartë mund të jetë anëtar i organit drejtues të organizatave joqeveritare nga fusha e sportit, por jo menaxher, përfaqësues i autorizuar apo anëtar i ndonjë organi menaxhues ose mbikëqyrës të personave juridikë privatë fitimprurës, sipas ligjit për shoqëritë tregtare (neni 13 i Ligjit Nr.06/L-011), si dhe bartës i funksionit drejtues (neni 14 i Ligjit Nr.06/L-011).
Po ashtu, MKRS ka theksuar se ligji obligon që çdo situatë e konfliktit të interesit të parandalohet dhe të zgjidhet brenda afatit prej 30 ditësh nga marrja e detyrës, në përputhje me nenin 8 të të njëjtit ligj.
“Në këtë kontekst, MKRS kërkon nga të gjitha palët që të kujdesen për zbatimin e ligjit konkretisht që z. Berisha, pas betimit dhe marrjes së detyrës në legjislaturën e re, t’i ndërmarrë masat e nevojshme brenda afateve ligjore për të shmangur çdo konflikt të interesit, në përputhje me ligjin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ministria ka bërë të ditur se do të përcjellë situatën dhe do të bashkëpunojë me institucionet relevante, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me qëllim të ruajtjes së integritetit në sport dhe respektimit të standardeve të qeverisjes së mirë.
Po ashtu, MKRS ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare të komunikimit do t’i drejtohet Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke kërkuar që, bazuar në ligjin për sport dhe aktet nënligjore, të sigurohet se në rastin e zgjedhjes së organeve drejtuese të KB “Sigal Prishtina” janë zbatuar ose do të zbatohen të gjitha detyrimet që ndërlidhen me papajtueshmërinë e implikimeve politike në menaxhimin e organizatave sportive, si dhe ruajtjen dhe garantimin e integritetit ligjor sportiv, në përputhje me normat ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ministria e Sportit thotë se Bekë Berisha s’mund të jetë edhe deputet, edhe kryetar i KB Prishtinës appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0