Ambasada SHBA-së e mirëpret bartjen e pushtetit në veri: Presim bashkëpunim paqësor të vazhdueshëm
Ambasada amerikane ka mirëpritur ngjarjen e djeshme në katër komunat veriore të vendit ku kryetarët e Listës Srpska rimorën pushtetin. Ambasada në një përgjigje për Gazetën Express,tha se pret vazhdim të bashkëpunimit paqësor. Ngjashëm janë deklaruar edhe misionet e tjera të huaja në vend. Ambasada amerikane e ka mirëpritur dorëzimin e qetë të detyrës te […] The post Ambasada SHBA-së e mirëpret bartjen e pushtetit në veri: Presim bashkëpunim paqësor të vazhdueshëm appeared first on Sinjali.
Ambasada amerikane ka mirëpritur ngjarjen e djeshme në katër komunat veriore të vendit ku kryetarët e Listës Srpska rimorën pushtetin.
Ambasada në një përgjigje për Gazetën Express,tha se pret vazhdim të bashkëpunimit paqësor. Ngjashëm janë deklaruar edhe misionet e tjera të huaja në vend.
Ambasada amerikane e ka mirëpritur dorëzimin e qetë të detyrës te kryetarët serbë në katër komunat veriore. Kryetarët serbë atje u betuan në një ceremoni në prezencë të simboleve shtetërore derisa morën detyrën nga kryetarët shqiptarë që u vendosen në këto komuna më 2023.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret tranzicionin e qetë të pushtetit dhe shpresojmë të shohim vazhdimin e bashkëpunimit paqësor”, tha një zëdhënës i ambasadës amerikane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ambasada SHBA-së e mirëpret bartjen e pushtetit në veri: Presim bashkëpunim paqësor të vazhdueshëm appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0