AGK-ja “e shokuar” me sjelljen e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: E papranueshme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, i cili sipas organizatës ka cenuar fizikisht gazetarët gjatë raportimit. Në reagimin e saj, AGK thekson se është e tronditur nga incidenti. “AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër […] The post AGK-ja “e shokuar” me sjelljen e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: E papranueshme appeared first on Sinjali.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, i cili sipas organizatës ka cenuar fizikisht gazetarët gjatë raportimit.
Në reagimin e saj, AGK thekson se është e tronditur nga incidenti.
“AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi”, thuhet në njoftim.
Organizata e gazetarëve e cilëson këtë sjellje të papranueshme dhe kërkon ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
“Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve”, vijon reagimi.
AGK rikujton se kjo nuk është hera e parë që Kurteshi ka pasur përplasje me gazetarët. “Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë”, përfundon reagimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post AGK-ja “e shokuar” me sjelljen e Sami Kurteshit ndaj gazetarëve: E papranueshme appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0