Xhaka e nënkupton se Kosova mund të bëjë historinë, por Zvicra duhet të jetë e pavëmendshme për ta lejuar
Mesfushori Granit Xhaka thotë se nuk dëshiron të kujtohen në histori për keq, pra duke nënkuptuar një fitore të mundshme të Kosovës me rezultat 6-0 ndaj Zvicrës për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës. Zvicra me një “këmbë” është në Kupën e Botës, pasi siç dihet, “Dardanët” duhet të fitojnë me rezultat 6-0 në […] The post Xhaka e nënkupton se Kosova mund të bëjë historinë, por Zvicra duhet të jetë e pavëmendshme për ta lejuar appeared first on Sinjali.
Mesfushori Granit Xhaka thotë se nuk dëshiron të kujtohen në histori për keq, pra duke nënkuptuar një fitore të mundshme të Kosovës me rezultat 6-0 ndaj Zvicrës për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës.
Zvicra me një “këmbë” është në Kupën e Botës, pasi siç dihet, “Dardanët” duhet të fitojnë me rezultat 6-0 në Prishtinë për ta rrëzuar nga pozita e parë.
Xhaka për mediat zvicerane ka qenë i qartë se nuk dëshirojnë që një gjë e tillë të ndodhë.
“Në futboll, kemi parë shumë gjëra. Por, nuk duam të bëjmë historinë”.
“Duhet ta mposhtësh Zvicrën 6-0 fillimisht. Nëse ata (Kosova) e menaxhojnë, atëherë është faji ynë”, deklaroi ai, raporton gazeta e madhe “Blick.ch”.
Xhaka ndër të tjera edhe ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të në fanellën helvetike.
“Më shumë gjasë është Kupa e Botës e fundit, edhe e disa lojtarëve të tjerë gjithashtu. Edhe nëse është, ka të bëjë vetëm që t’i shtyjmë lojtarët e rinj nga jashtë me eksperiencën time”.
Gjatë ndeshjes Zvicër – Suedi ishte një rast i diskutueshëm, ku lojtarët suedezë u zemëruan me gjyqtarin shkaku i penalltisë së akorduar.
“Suedia e bëri një gabim serioz. Ndonjëherë është më mirë të fokusohesh në atë se çfarë të bësh më mirë ti, se të ankohesh për gjyqtarët”, ishte përgjigja e mesfushorit shqiptar.
Xhaka tani do të udhëtojë së bashku me ekipin e Zvicrës për në Prishtinë, ku të martën do ta zhvillojnë përballjen me Kosovën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Xhaka e nënkupton se Kosova mund të bëjë historinë, por Zvicra duhet të jetë e pavëmendshme për ta lejuar appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0