Ekskluzive | Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, arrestohet 66 vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Mazrek të Prizrenit, ku Policia ka ndërhyrë pas informatave se një person mashkull po shkrepte me armë, raporton Gazeta Sinjali. Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes patrullat policore kanë hasur në gëzhoja të armës së gjuetisë, ndërsa i dyshuari […] The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, arrestohet 66 vjeçari appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, arrestohet 66 vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Mazrek të Prizrenit, ku Policia ka ndërhyrë pas informatave se një person mashkull po shkrepte me armë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes patrullat policore kanë hasur në gëzhoja të armës së gjuetisë, ndërsa i dyshuari e ka pranuar se kishte shtënë me armë më datë 31 dhjetor 2025.

Si i dyshuar në këtë rast është identifikuar Shyqyri Duraj, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ekipi i krim-teknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe kanë siguruar provat materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Përdorimi i armës”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Mazrek të Prizrenit, arrestohet 66 vjeçari appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0