Vendimi i Supremes hodhi poshtë kërkesën e PDK-së, Tahiri-mitrovicasve: Rrugëtimi ynë vazhdon bashkë

Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut, ndonëse shkoi deri në balotazh, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për të drejtuar qytetin. Megjithatë, edhe pse Gjykata Supreme rrëzoi kërkesë-ankesën e tyre, Tahiri ka falënderuar mitrovicasit për përkrahjen gjatë dy raundeve zgjedhore ku fare ngushtë nuk […] The post Vendimi i Supremes hodhi poshtë kërkesën e PDK-së, Tahiri-mitrovicasve: Rrugëtimi ynë vazhdon bashkë appeared first on Sinjali.

Vendimi i Supremes hodhi poshtë kërkesën e PDK-së, Tahiri-mitrovicasve: Rrugëtimi ynë vazhdon bashkë

Arian Tahiri, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut, ndonëse shkoi deri në balotazh, nuk arriti të marrë votat e nevojshme për të drejtuar qytetin.

Megjithatë, edhe pse Gjykata Supreme rrëzoi kërkesë-ankesën e tyre, Tahiri ka falënderuar mitrovicasit për përkrahjen gjatë dy raundeve zgjedhore ku fare ngushtë nuk ia doli të triumfojë ndaj Faton Pecit.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila rrëzoi kërkesën e PDK-së për manipulim zgjedhor, Tahiri falënderoi mitrovicasit për përkrahjen e tyre gjatë dy raundeve zgjedhore. Ai theksoi se, megjithë rezultatin e ngushtë, do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qytetit.

Çështja e ngritur nga PDK u mbështet në akuzat për manipulim të rezultateve zgjedhore, përfshirë pretendime për numra të çuditshëm të votave dhe një rritje të papritur të pjesëmarrjes në raundin e dytë të zgjedhjeve, që është konsideruar si e pazakontë për Kosovën. PDK gjithashtu akuzoi për presion shtetëror në favor të Faton Pecit, megjithatë, Gjykata Supreme e mbylli çështjen, duke e shpallur kërkesën të pabazuar.

Në reagimin e tij, Tahiri ka theksuar se, pavarësisht këtij zhvillimi, “rrugëtimi i tij dhe i PDK-së vazhdon bashkë”, duke e shprehur angazhimin për të punuar më tej për qytetarët e Mitrovicës së Jugut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Vendimi i Supremes hodhi poshtë kërkesën e PDK-së, Tahiri-mitrovicasve: Rrugëtimi ynë vazhdon bashkë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0