Ekskluzive | Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar

Një incident i rëndë mes të miturve është regjistruar dje në fshatin Lupq të Prishtinës, ku përplasja ka eskaluar në përdorim të thikës dhe shufrës metalike, duke lënë të lënduar të paktën një nga të përfshirët. Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në rast janë përfshirë tre të mitur, A.N, A.B dhe […] The post Ekskluzive | Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar

Një incident i rëndë mes të miturve është regjistruar dje në fshatin Lupq të Prishtinës, ku përplasja ka eskaluar në përdorim të thikës dhe shufrës metalike, duke lënë të lënduar të paktën një nga të përfshirët.

Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se në rast janë përfshirë tre të mitur, A.N, A.B dhe L.K.

Sipas informatave fillestare, A.N dhe A.B kishin qenë duke pritur autobusin, ndërsa në momentin që nga autobusi ka zbritur i mituri L.K, situata ka degjeneruar menjëherë në konflikt fizik.

Dyshohet se L.K e ka sulmuar fillimisht A.N me mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime në këmbë, në zonën e kukës.

Në vazhdim të incidentit, A.N dyshohet se e ka goditur L.K në kokë me shufër metalike, ndërsa A.B dyshohet se e ka goditur me grushte në këmbë të njëjtin.

Të miturit janë intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatëve mbrojtës, ndërsa të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar si: ndaj A.B: “Lëndim i rëndë trupor”, ndaj A.N: “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndaj L.K: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.   

Me urdhër të prokurorit, i mituri A.N është ndaluar për 24 orë, ndërsa dy të miturit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përleshje mes të miturve në Lupq: thikë, shufër metalike dhe grushte, një i ndaluar appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0